Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, janë lënë në mëshiren e fatit. Në vend që pjesa ku prehen dëshmorët e luftës të konsiderohet një vend i shenjtë, gjendja në këtë mjedisë është e mjerushme shkruan Radio Star.
Pjesa e varrezave të dëshmorëve është bërë strehe e pijanecëve e narkomanëve, poashtu është bërë edhe zavendësim i moteleve, i frekuentuar sidomos nga të rinjët.
I rrethuar me mbeturina e me shkatrrime të gjërave, ky vend është bërë i harruar nga institucionet përgjegjëse.
Disa nga familjarët e dëshmorëve, janë shumë të zhgënjyer me këtë gjendje, duke theksuar se nëse është nevoja do të fillojnë të kujdesen personalisht për të rregulluar këtë gjendje të mjerushme./radiostar/