Bari dhe shkurret kanë mbuluar varrezat e qytetit të Gjilanit. Përveç kësaj, varret thuajse janë të ngjitura njëra me tjetrën, ku për vizitorët është e pamundur të lëvizin pa shkelur mbi ndonjë varr. Për mos mirëmbajtjen e varrezave të qytetit ankesa të shumta kanë qytetarët, të cilë gjithë fajin ja hedhin Komunës së Gjilanit.
Mirëmbajtja e varrezave sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale u takon komunave.
Një qytetarë, i cili jeton në gurbet, thotë se mirëmbajtja e varrezave ishte në gjendje katastrofale, sa që nuk kishte mundur të vizitojë edhe varret e familjarëve të tij. Ai ka kritika edhe sa i përket hapësirës nga një varr tek varri tjetër.
Qytetarët thonëse varrezat në Gjilan nuk po mirëmbahen ashtu siç do të duhej dhe janë në këtë gjendje katastrofale.
Radio Star ju sjell disa pamje nga varrezat e qytetin në Gjilan
FOTO :