Një 23-vjeçar u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. Fazli Hoxha, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit. Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur.
Sipas portalit lokal klina.info, në varrimin e 23-vjeçarit morën pjesë mijëra qytetarë.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllëzërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.