Vashat e KV Drita, të udhëhequra nga trajneri Lorik Ilijazi, treguan zemër të madhe duke realizuar një rikthim sensacional nga 2:0 në 3:2.
Në një përballje dramatike ndaj KV Fer Volley, ato arritën të përmbysin gjithçka dhe të dalin fituese me rezultat 2:3.
Në setin e tretë, vashat e KV Drita arritën të fitojnë me rezultat 13:15, duke e rrëmbyer Kupën e Kosovës.
Ilijazi edhe njëherë dëshmoi pse konsiderohet ndër trajnerët më të suksesshëm kosovarë në volejboll.

