Partia opozitare në Gjilan, Lëvizja “Vatra”, përmes një komunikate kanë se kryetari Alban Hyseni, mund të konkuroj për të hyrë në librin Gines, për kontratat në vepër shkruan Radio Star.
Më tutje ata kanë shtuar se Hyseni pas përfundimit të mandatit nuk do të mbahet mënd për asgjë tjetër pos si shkelës i fjalës së tij.
Komunikata e plotë:
Kryetari Alban Hyseni mundet të konkurron në librin e ginisit me kontrata në vepër
Me të ardhur në pushtet z.Alban Hyseni kishte deklaruar citat se “kontratat në vepër janë shkelje ligjore dhe janë të pa pranueshme”, si rezultat i kësaj deklarate i kishte ndaluar disa kontrata në vepër të më hershme.
Por nuk shkoi pak kohë filloi ta mbushë komunën me kontrata në vepër i rriti ato sikur të ishin kërpudha pas shiut, një pas një i bëri shumë sa që nuk kthehet as përgjigje zyrtare këshilltareve të opozitës se sa janë tani, kontrata me kosto shumë të lartë dhe kjo është e pa pranueshme që paraja jonë publike po abuzohet duke marre në pune jo ekspertë të nevojës por militant partiak shumë nga atë të pa kualifikim të lartë por vetëm me shkolla të mesme, disa prej tyre me shkolla të mesme të kryera me korrespodencë pas moshës 30 vjetarë.
Ky kryetar z.Alban Hyseni pas përfundimit të mandatit nuk do të mbahet mënd për asgjë tjetër pos si shkelës i fjalës së tij me çka i sugjerojmë të garoi për libër genisi me numrin e madh të kontratave në vepër.