Në prag të ndeshjes së javes së 4-të të Superligës, klubi ynë FC DRITA ka mbajtur konferencë për media.
Në konferencë prezent ishte trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Hajdin Salihu, ku folën për ndeshjen ndaj FC Dukagjini.
Trajneri Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështirë ndaj Dukagjinit.
“Siç e dini të gjithë edhe ata ishin pjesmarrës në Conference Lige dhe është një ekip me futbollistë të njejtë, gjithsesi ne luajm në shtëpi dhe jemi favorit për këtë ndeshje. E vetmja gjë që më shqetëson është që për katër javë ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje.
Ndërsa, futbollisit Hajdin Salihu gjithashtu tha që kemi përballë një kundërshtar të vështirë dhe ekipi jonë gjatë gjithë javës është përgaditur dhe ka analizuar disa ndeshje të Dukagjinit dhe se nesër normalishte që do të futemi për fitore.
Në kuadër të javës së 4-të, FC DRITA do të takohet me FC Dukagjinin ne Gjilan, të dielen ora 16:00, te stadiumi sintetik(te rrethi).
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit
https://fb.watch/mO-7VvFgTq/
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦