Ardita Ukshini, kandidate nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 5, garon për mandatin e saj të dytë me vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur për qytetarët e Gjilanit.
Me përvojën e saj si ndërmarrëse dhe zë i fuqishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik, ajo beson se përmes Kuvendit mund të bëjë ndryshime konkrete duke përkrahur bizneset vendore dhe duke krijuar hapësira të reja për iniciativat private.
Një prej shtyllave të angazhimit të saj mbetet fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje. “Rinia është baza e shtetit dhe duhet të investojmë në të me seriozitet”, shprehet Ukshini, duke theksuar se pa përfshirjen e gjeneratës së re nuk ka zhvillim të qëndrueshëm.
Po ashtu, Ardita Ukshini ka vënë në prioritet përfaqësimin dhe fuqizimin e grave në politikë dhe vendimmarrje, duke i parë ato si potencial të madh shoqëror e institucional. Për të, një shoqëri e barabartë është themel i demokracisë funksionale dhe i zhvillimit të drejtë.
Me energjinë, përvojën dhe vizionin e saj, Ardita Ukshini kërkon besimin e qytetarëve të Gjilanit për të qenë përsëri zëri i tyre i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.