Aderimi i radhës në Aleancën për Ardhmërin e Kosovës, dega në Gjilan është Arjanita Zeka e cila jeton dhe vepron në Rosenheim të Gjermanisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në ‘facebook’, kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, i cili ka thënë se Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare, sepse e kuptoj në thelb se ajo ka luajtur rol kyç në luftën çlirimtare dhe në shtetndërtimin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Arjanita Zeka jeton dhe vepron në Rosenheim të Gjermanisë. Është asistente e Stomatologjisë dhe menaxhere e bizneseve të vogëla.
Arjanita nga sot i bashkohet Aleancës në Gjilan duke e vlerësuar si një mundësi të mirë për të dhënë kontributin e saj në interes të Gjilanit dhe të rinisë gjilanase.
Diaspora po rreshtohet çdo ditë krah Aleancës, aty ku i ka rrënjët liria, aty ku ka besim e korrektësi, zhvillim e përparim.
Aleanca po rritet në Gjilan e gjithandej Kosovës, Aleanca po shtrihet fuqishëm edhe në diasporë.
Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare, sepse e kupton në thelb se ajo ka luajtur rol kyç në luftën çlirimtare dhe në shtetndërtimin e Kosovës.
Mirë se vjen Arjanita!