Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Gjilan kanë realizuar takime të shumta në lagjet e banuara me komunitetin romë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se këto takimeve janë pjese e përditshme e aktiviteteve të policisë në bashkësi, me qëllim të komunikimit të drejtpërdrejt me qytetaret romë për tu njoftuar për së afërmi me brengat e tyre.
Sipas zëdhënësit hashani, përveç çështjes se papunësisë që vazhdon të jetë brenge e këtij komuniteti ,ata nuk kane paraqitur asnjë shqetësim që ka të bëjë me gjendjen e sigurisë.
“Banorët e kontaktuar kanë falënderuar për vizitat, përkushtimin dhe kontaktet e vazhdueshme që afrohen nga ana e Policisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani.