Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fajdeve në Obiliq, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar tjetër, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur.
Sipas policisë, i dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Obiliq, 04.11.2021 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur. I dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.