Kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit po vazhdojnë intensivisht.
Sipas autoriteteve, operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe me mbështetjen e ekipeve të specializuara të zhytjes dhe terrenit.
“Ekipi ynë është angazhuar me përkushtim të plotë për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Rrethanat e incidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht, ndërkohë që autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet do të vazhdojnë deri në momentin kur trupi të lokalizohet.