Sot ka nisur me kontrollat sistematike të nxënsve në shkollën fillore “Thimi Mitko”, përkatësisht nxënësit e klasëve të para.
Procesin e fillimit të kontrollave sistematike e kanë parë nga afër drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, drejtoresha e Arsimi, Albana Demiri dhe ajo e QKMF-së, Arbenita Hajdari.
Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, përmes një komunikate në ‘facebook’, ka falemnderuar stafin mjekësor, punëtorët arsimor dhe prindërit për bashkëpunimin.
Shkrimi i plotë:
Për fëmijë të shëndetshëm ❤️
Filluam sot kontrollat sistematike të nxënësve të klasës së parë, në shkollën fillore ‘Thimi Mitko’.
135 nxënës vijojnë mësimet në këtë shkollë, pra, rrjedhimisht kaq janë nxënësit e klasës së parë në këtë shkollë, që do të kontrollohen nga punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare.
Falenderojmë stafin mjekësor, punëtorët arsimor dhe prindërit për bashkëpunimin.
Punë të mira po bëjmë! 🌻