Skuadra e FC Dritës, përmes një komunikate për media ka treguar se Ilir Blakçori, nuk do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase shkruan Radio Star.
Gjilanasit tregojn se dy palët janë pajtuar që të ndërpresin bashkëpunimin, Blakçori me skuadrën e Dritës, nga viti 2019 kishte gjithësej 132 paraqitje.
Komunikata e plotë:
FALEMINDERIT ILIR
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Paq fat ILIR BLAKÇORI💙
FC DRITA⬜️🟦