Sipas Organizatës “Çohu” 406 zyrtarë që janë të afërt me partitë politike kanë pozita të larta vendimmarrëse.
Besnik Boletini nga Organizata ÇOHU, tha për RTV Dukagjinin se aktualisht 406 zyrtarë, që janë të afërt me politikën, kanë pozita të larta vendimmarrëse.
Në bazë të metodologjisë sonë kemi evidentuar se 406 zyrtarë të lartë publik kanë pozita të larta vendimmarrëse dhe njëkohësisht kanë lidhje me partitë politike. Hulumtimet tona tregojnë se varësisht se cila parti ka ardhur në pushtet, menjëherë e ka shfrytëzuar rastin për të ‘rehatuar’ menjëherë njerëzit e vet”, tha ai.
Ju kujtojmë se Qeveria dhe Kuvendi kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ambasadën Britanike, lidhur me rekrutimin e personave kredibilë dhe pa anime politike, në pozitat e larta drejtuese. Por, për shkak të mosrespektimit të kësaj marrëveshje ambasadori britanik, Ruari O’Connell kishe dhënë dorëheqje./gazetametro.net