Odisejada e punëtorëve te Ecohigjiena-s po vazhdon.Edhe përkundër premtimit se asnjë punëtor nuk do të largohet nga puna i ashtuquajtuari Drejtor I Kompanisë vendos të mos I respektoj marëveshjen me Kryetarin e Komunes se Gjilanit z.Lutfi Hazi rinvendos ti ftoj në bisedë punetorët dhe tu kërkoj dorëzimin e materialeve me të cilat janë të ngarkuar dhe te shkojnë ne shtepi nga se janë të pushuar nga puna.Te gjithë punëtoret kanë refuzuar një veprim të till i cili vie nga personi që nuk e pranojnë punetorët si kompetent për të vendosur për fatin e tyre meq dihet marëveshja e arritur me Moser Group dhe Kryetarit te Komunës së Gjilanit z.Lutfi Hazirit në të cilën marëveshje thuhet se asnjë punëtor nuk mund të largohet nga puna.
Sot z.Senad Rama në cilësin e përfaqësuesit te Kompanisë Moser merr vendim tjetër që është në kundërshtim me marëveshjen e arritur me Kryetarin e Komunës z.Lutfi Hazirin.
Dihet se z.Senad Rama ka dy kallëxime penale në Prokurori dhe pritet që shumë shpejt të dal para organeve te drejtësisë për te bëmat e tij ne Ecohigjiena e për të cilat egziston dokumentacioni I veprimeve të tija për të cilat akuzohet nga punëtorët e kësaj kompanie.
Kjo kompani ka shpallur konkursin për zgjedhjen e drejtorit gjë qeë nuk ka ndodhur dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodh dhe rolin e tij e ka mar personi që ka qen në arrest shtepiak dhe dhe që akuzohet per vepëra penale e që nuk pranohet nga punëtorët e kësaj kompanie .
Për momentin është takuar bordi I kompanisë dhe është duke e shqyrtuar situatën e krijuar nga i ashtuquajturi Drejtor z.Senad Rama, përfaqësuesi i Kompanisë Moser Group.
Z.Senad Rama përfaqësues I Kompanise Moser Group edhe më herët ka tentuear të sjell vendime të cilat nuk kan qen te vulosura për largim nga puna,per dënime të ndryshme dhe shumë qka të tjera .Organet e Drejtësisë duhet të jenë sycel dhe të marin vendime të drejta dhe të tillet duhet të largohen nga detyrat që synim kanë skllaverimin e punëtorëve .
Punëtorët e Kompanisë Ecohigjiena janë të vendosur të qendrojnë dhe të kërkojnë respektimin e marëveshjes së arritur në mes Kryetarit te Komunës se Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe vendosjen e Drejtorit që është premtuar sipas konkursit të shpallur dhe largimin e z.Senad Rama nga ky post të cilin nuk e pranon Këshilli i Punëtorëve i Kompanisë Ecohigjiena.