Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 49-tën herë radhazi, pasi edhe në seancën e së enjtes nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i thonin disa fjalë nga foltorja e Kuvendit, kur u ftuan për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë. Dehari kërkoi që t’u ndërpritet fjala atyre, duke kërkuar “vetëm propozimin”.
Me 50 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni nuk kaloi.
Të pranishëm në sallë ishin 90 deputetë.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00.