Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli dhe Drejtori i Shëndetësis Selami Xhemajli, sot vizituan disa objekte kolektive ku gjatë ditës është bër dezinfektimi i tyre në qytet ku në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.
Postimi i plotë:
Po vazhdojmë me procesin e dezinfektimit në hyrjet kolektive të ndërtesave në Gjilan, ku dhe jemi afër finalizimit.
Kjo po bëhet në vazhdën e ruajtjes së shëndetit publik të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID19. Luten qytetarët për bashkëpunim dhe maturi në respektimin e masave të ndërmarra.
Dua të theksoj, se pas këtij angazhimi qëndron një përpjekje e madhe dhe heroike, e shumë punonjësve, të shërbimeve të ndryshme, në këtë rastë edhe të ekipeve të dezinfektimit, duke i falënderuar për kontributin e tyre në sigurimin e dezinfektimit të ambientit kolektiv.
Është një angazhim dhe një përpjekje e madhe e përbashkët. Çdo plotësim nevoje në favor të dezinfektimit të ambientit kolektiv mund të jetë një prerje e shpërndarjes së pandemisë, ku vetëm të bashkuar kundër kësaj beteje mund t’ia dalim.