Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se Serbia po përpiqet t’u shpjegojë anëtarëve të Interpolit pse sipas tij Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe se vendi i tij duhet ta parandalojë politizimin e kësaj organizate policore.
Ai theksoi për TV Pink se “Serbia po flet me të gjithë, madje edhe me ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se qëllimi është t’i bindim vendet anëtare të Interpolit për arsye politike, policore dhe juridike se pse Kosova nuk duhet të bëhet anëtare e asaj organizate”.
Asambleja e ardhshme e Përgjithshme e Interpolit mbahet në muajin në tetor në Kili.
Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar i Interpolit në nëntorin e vitit të kaluar pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe