Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së, ka vendosur të vazhdojë grevën edhe për 48 orë.
Në një komunikatë për media thuhet se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.
“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga FSSHK.
Dje në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe