Edhe pse me një lojtarë më pak skuadra e Zekirija Ramadanit nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Trepçës’89.
Skuadra e Trepçës’89 mbeti me një lojtarë më pak, pasi lojtari i saj morri karton të kuq në minutën e 9-të, gjatë një dueli Përparim Islami u lëndua rënd në fytyrë.
Skuadra e SC Gjilanit kaloi në epërsi përmes Baton Zabërgjës në minutën e 41-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Skuadra gjilanase nuk mundi ta ruaj këtë epërsi edhe në pjesën e dytë, Trepça’89 barazoi shifrat përmes sulmuesit të saj Christian Mba.
Me rezultat 1 me 1 përfundoi ndeshja mes Trepçës’89 dhe SC Gjilanit, prap skuadra gjilanasi nuk mundi të marrë fitore edhe pse me një lojtarë më shumë ishte në fushë.
SC Gjilani mbetet në vendin e katërt me 19 pikë të tubuara në 13 xhiro.