Komuna ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se vazhdon aksioni i lirimit të hapësirave publike dhe do të shtrihet në të gjithë qytetin.
Individët dhe bizneset të cilët kanë zënë ose kanë dëmtuar hapësirat publike duke ngritur aktivitetin e tyre ekonomike do të gjobiten jo vetëm për dëmin, por do të kenë detyrim dhe kthimin e këtyre ambjenteve në gjendjen e mëparshme./radiostar/