Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike, pengesave rrugore.
Aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi dhe masat ndëshkuese do të jenë të paevitueshme, andaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe vendimet komunale. – thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Lirimi i hapësirave publike në lagjen “Dardania”📍.
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve, subjekteve afariste etj., që veprimet tona t’i kuptojnë si qëllim mira dhe në të njejtën kohë të bëhen bashkëkontribues me vetinciativë për një ambient më të qasshëm, duke liruar hapësirat e uzurpuara. Kjo do të ishte mënyra më ideale që të #bashkëqeverisim!
#përGjilaninqëduam