Edhe pas dy konkurseve të shpallura për Inspektorë të Arsimit, ende nuk ka filluar punën asnjë Inspektor i ri, të paktën për degën në Gjilan jo. Në shtator të vitit 2023 kanë përfunduar procedurat e konkursit të fundit (i rishpallur) në të cilin kanë qenë përfitues tre kandidatë, por pas publikimit të këtij njoftimi kanë pasuar procedurat ankimore në Këshillin e Pavarur Mbykqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës si organi më i lartë për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave për shërbyesit civil në vend, organ i cili pas shqyrtimit të ankesave ka marrë vendim që çështjen ta kthej në ri-shqyrtim dhe ri-vendosje nga ana e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas vendimit të KPSHCK-së procedura e përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe çështja duhet edhe një herë të kthehet në ri-shqyrtim dhe ri-vendosje me kandidatët të cilët kanë qenë pjesë e konkursit.
Nga ana tjetër, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publike në kuadër të MPB-së ka publikuar një vendimin (Nr.112 të datës 25.01.2024) për anulimin e gjithë procedurës. Po sipas informative lënda tani është duke u trajtuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Konflikt Administrativ dhe deri në marrjen e një vendimi nga ana e kësaj Gjykata, këtij sektori do t’i mungojnë edhe më tej Inspektorët.
Mungesa e Inspektorëve të Arsimit është një zbrastirë e madhe në gjithë arsimin parauniversitar, duke u nisur nga përgjegjësitë në gjithë fushëveprimtarin e funskionet e Inspektoratit, duke vazhduar me vonesa në Vlerësimin e Perfirmancës së Drejtorëve e Zëvendësdrejtorëve në shkolla, mos fillimi i Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënesve e në të gjitha përgjegjësitë tjera. Me pak fjalë nuk ka Inspektorë të rinjë në Gjilan, as nuk dihet se kur do të mund të nisin punën Inspektorët e rinjë, ku aktualisht SIA në Gjilan numron dy inspektorë për gjithë rajnin.
Sipas reagimeve të ndryshme, dyshohet se edhe në këtë proces ka pasur ndërhyrje politike për ti favorizuar disa kandidatë të afërt me përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
Bashkangjitur gjeni edhe vendimin e publikuar nga KPSHCK të datës 26.12.2023.
VENDIMI KLIKO KËTU