Ka vazhduar edhe sot nënshkrimi i peticionit nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, me këtë peticion kërkohet të mbahen zgjedhje të reja në Kosovë shkruan Radio Star.
Nënshkrimi i peticionit është vendosur në sheshin “ Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha “ në Gjilan.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se aktivistët e saj janë në sheshin e qytetit duke pritur qytetarët për nënshkrimin e peticionit.
Postimi:
Aktivistët tanë janë në shesh, duke ju pritur juve qytetarë që nuk e keni nënshkruar akoma peticionin Duam Zgjedhje, ta bëni këtë.
Edhe sot, interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve. Për një Qeveri me dinjitet dhe jo për Qeveri pazaresh./RadioStar/