Komuna e Gjilanit vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme, ka filluar realizimin e projektit “Rregullimi i trotuareve në lagjen “ Dardania”, në qytetin e Gjilanit.
Me rregullimin e trotuareve, banorëve të cilët kanë kaluar nëpër këtë rrugë u janë ofruar kushte më të mira, pasi që deri me tani, nuk kanë pasur mundësi ecjen nëpër trotuar.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka dalur në vendin ku janë duke u zhvilluar punimet në lagjen “ Dardania “, përmes një statusi në facebook e përcjellur me disa foto ka thënë se ‘ Punët e mira shihen në mëngjes ‘.
Foto: