Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën konstituive ku pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët.
Seanca do të mbahet në ora 12:00, shkruan Arbresh.info
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur zyrtarisht Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i cili i ka dërguar letër lidhur me dështimin e seancës së djeshme dhe vazhdimin e hapave të mëtejmë.
Në letrën e Osmanit është kërkuar që Kuvendi të mblidhet brenda 48 orëve.
“Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh”, thuhet në letër./Arbresh.info