Të shtunën do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se seanca do të fillon në ora 11:00.
Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë nga kryetari Dimal Basha, pasi kandidati nga komuniteti serb, deputeti Nenad Rashiq, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Rashiq mori 56 vota pro, 1 kundër dhe 20 abstenime, duke dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar. Megjithatë, Kryetari i Kuvendit vlerësoi se Rashiq ka marrë më shumë vota pro sesa kandidatët e tjerë që u përfshinë në proces përmes shortit, duke shtuar se “gjasat më të mëdha i ka deputeti Nenad Rashiq”.