Çmimet në produktet bazë po vazhdojnë të rriten nëpër marketet e Kosovës.
Pavarësisht raportimeve, shteti nuk po merr masa kësaj radhe.
Një kilogram speca po shitet deri në 7,99 euro nëpër markete, shkruan Jepi zë.
Qytetarët po ankohen vazhdimisht se mezi po ia dalin të mbulojnë shpenzimet elementare brenda muajit.
Jepi zë ka raportuar edhe më herët për çmimin e lartë të specave në veçanti, por edhe të produkteve të tjera ushqimore.