650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese.
Të njëjtit u pranuan në konkursin e hapur nga ministria e Mbrojtjes, ndërkaq që nuk kishte vende të rezervuara për komunitetet pakicë, shkruan lajmi.net.Megjithë presionin e Beogradit, në FSK aplikuan edhe kandidatë nga komuniteti serb.
E kandidatët që kanë përmbushur kushtet e konkursit, aktualisht janë duke u testuar në testin e aftësive dhe atë fizik.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.“Pas përfundimit të procesit të konkurrimit, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar Bordin Përzgjedhës për përzgjedhjen e rekrutëve. Bordi Përzgjedhës është duke zhvilluar procedurën përzgjedhëse, dhe aktualisht kandidatët që kanë përmbushur kushtet e përgjithshme të konkurrimit janë duke u testuar në testin aftësive dhe testin e fitnesit fizik”, ka thënë Shala.Mirëpo, këta 650 ushtarë nuk do të jenë të vetmit që do të pranohen në FSK.Vitin e ardhshëm, FSK-ja planifikon të rekrutojë ushtarë të rinj.Sipas Ibrahim Shalës, numri i të pranuarve do të jetë në pajtim me prioritetet dhe nevojat e FSK-së.“Në procesin e planifikimit të rekrutimit të rekrutëve të rinj për ushtarë të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes planifikon që konkursi i radhës për rekrutimin e ushtarëve do të jetë në vitin 2020, dhe numri do të jetë në pajtim me prioritet dhe nevojat e FSK-së për plotësimin e vendeve të lira”, ka thënë tutje ai.Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes po ashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019, asnjë pjesëtar serb nuk është larguar nga FSK-ja.Kujtojmë, se më 14 dhjetor të vitit që lamë pas, Kuvendi i Kosovës votoi tri projektligjet për kompetencat shtesë të FSK-së.Në bazë të këtyre kompetencave, FSK-ja ushtron aktivitete shtesë, njëlloj si ato të ushtrive.E në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, FSK-ja parakaloi për herë të parë si Ushtri.