Viktima e fundit e aksidenteve në trafik është një 43 vjeçar nga Ferizaj. Driton Fazliu vdiq sot në mëngjes pasi bëri aksident në magjistralen për Gjilan. I ndjeri ka lënë pas djalin 10 vjeçar dhe gruan. Në gjashtë muajt e fundit në Kosovë kanë vdekur më shumë se 50 persona në aksidente.
Dita e dielë e këtij korriku doli të jetë ditë tragjike për familjen Fazliu nga Ferizaji.
43- vjeçari, Driton Fazliu u aksidentua me veturën e tij rreth orës 04:25 minuta në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj- Gjilan, ku edhe mori lëndime të rënda trupore të cilat ishin të papërballueshme për të.
“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vdekja e 43-vjeçarit në aksident trafiku, në rrugën Ferizaj – Gjilan.( VIDEO )
Ndani këtë artikull