Mjeku i stomatologjisë, Xhavit Karaxha, i cili u arrestua në fund të muajit gusht për vdekjen tragjike të 35-vjeçares, Leonora Shala, e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë, është liruar nga masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se beteja kundër padrejtësisë që goditi stomatolgun Karaxha, mori goditjen e fundit nga Gjyktata Supreme.
“Beteja kunder padrejtesise qe goditi stomatologun Xhavit Karaxha me mbajtjen e tij ne paraburgim per nje veprim qe nuk perben krim, mori goditjen e fundit nga Gjykata Supreme. Kjo gjykate, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha”, shkroi ai.
Sipas Berishës, aktgjykimi i Gjykatës Supreme vë në pah kundërligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj Karaxhës pa shkak ligjor.
“Aktgjykimi i Supremes vene ne pah kunderligjshmerine e caktimit dhe vazhdimit te mases se paraburgimit per z. Karaxha pa shkak ligjor. Kjo pervec qe eshte shqetesuese, eshte edhe frikesuese. Kjo praktike e demshme dhe e keqe duhet te ndryshoj!”, shkroi më tej avokati Berisha.