Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan nga Qendra emergjenca ka pranuar një njoftim se një person ishte dërguar ne emergjencë pa shenja jete.
“Viktima, shqiptar shtetas i Kosovës nga Ferizaj, ka humbur jetën aksidentalisht derisa ka qenë duke zbrazur armaturë pranë një ndërtese në ndërtim e sipër, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, gjatë zbrazjes së materialeve ndërtimore me vinç te kamionit e kompanisë ,Fitorja’’ ka goditur telat e rrymës. Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Krim-teknikë rajonale”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipasa tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML- Prishtinë. Policia e Kosovës hetuesit Rajonal në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit janë duke i kryer hetimet rrethe këtij rasti të rëndë.