Një grua është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në IML.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Gjilan 18.11.2020-09:45. Ankuesi m/k ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën f/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.