Mbrëm është gjetur pa shenja jete një burrë në fshatin Pidiq të Gjilanit.
Lajmin është konfirmuar nga Policia në Gjilan dhe kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Në një fushë të fshatit Pidiq-Gjilan është vërejtur një person i shtrirë në tokë. Patrullat së bashku me ndihmën e parë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se personi mashkull shtetas i Kosovës (1964 ) është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i Hetimeve rajonale dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Për momentin rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.