Një 43-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Lladovë të Gjilanit shkruan Radio Star.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Radio Star tha se viktima ishte këmbësor dhe u godit nga një veturë më 14 gusht 2025.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në QKUK, ai ndërroi jetë sot në mëngjes.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësia rajonale e trafikut në Gjilan.