Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij. Për vdekjen e babait të Veselit ka njoftuar edhe zyrtari i PDK’së, Donjet Bislimi.
“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.
Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar nga Haga për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.