Gruaja e moshuar, e cila ishte aksidentuar nga një motoçiklist në Gjilan, para dy javësh, ka vdekur sot.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.
Motoçiklisti, i cili e ka goditur plakën e moshës mbi 80-vjeç, në rrugën ‘Raif Halimi’, pranë shtëpisë së saj, kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet ende nëse është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital.