Betejen me Covid-19, e ka humbur edhe një person nga Peja. Bëhet fjalë për Prodekanin e Fakultetit të Agrobiznesit në UP “Haxhi Zeka”, profesor Bakir Kelmendi.
Lajmin për vdekjen e tij përmes një statusi në Facebook e ka dhënë, deputeti i AAK-së Ali Berisha.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën!
Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit!
Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!
Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!
Profesor dhe mik Bakir, u prefshë në parajsë!
Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19!
Me pikëllim;
Ali Berisha