Ka vdekur një 74-vjeçare që ishte prekur me koronavirus.
Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit.
Siç thuhet në njoftim, ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë.
Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 53 pacientë.
Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19:
· 33 raste janë në gjendje stabile;
· 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.
Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.
Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me Covid- 19.