Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku në moshë 64 vjeçare të enjten ne Prishtinë.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij.
Sadiku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët e ngushtë, pas një sëmundje të shkurtër.Bedri Sadiku u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb të Kroacisë.
Për shumë vjet rresht punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve 80-të, ndërsa më vonë gjatë viteve 90-të në Tiranë dhe Shkup.
Sadiku ishte gazetar shumë vjeçar i gazetës Rilindja.