Imami i fshatit Ballancë të Vitisë, Abdurrahman Rexhepi
ka vdekur sot pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
Varrimi do të bëhet nesër, 3 janar 2022, e hënë, në varrezat e reja të komunës së Ferizajt, në kohën e namazit të Ikindisë.
Njoftimi i plotë:
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë imami i fshatit Ballancë, komuna e Vitisë, Abdurrahman ef. Rexhepi.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet me datë 03 janar 2022, e hënë, në varrezat e reja të komunës së Ferizajt, në kohën e namazit të Ikindisë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!