Ka ndërruar jetë personi, i cili u godit nga një automjet mbrëmë në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, shkruan Radio Star.
Lajmin për Radio Star e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, që sipas tyre nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra nga goditja e veturës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit për Radio Star, kishte thënë se personi kishte marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Gjilan dhe më pas është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim.