Ka ndërruar jetë sot në Austri, 51-vjeçari nga Gjilani, Isa Kadriu. Ai e humbi betejën me Covid në një spital në Austri, ku jeton prej kohësh me familjen e tij.
Njoftimin e kanë dhënë për Mediafokus.info familjarët e tij në Gjilan, të cilët kanë njoftuar po ashtu se varrimi do të bëhet në vendlindje, pasi të përcillet kufoma prej Austrisë.
Isa Kadriu la pas vete tre fëmijë dhe bashkëshorten