*****
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj!
Ja njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta më e dashura jonë Kaltrina Rasimi, në moshën 36-vjeçare.
Kaltrina gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë ne, falë mirësisë dhe urtësisë që kishte.
Ndarja nga jeta para kohe është një humbje shumë e madhe dhe e vështirë për të gjithë familjen. Shumë e vështirë për ta pranuar që na ike shumë shpejt dhe në moshë kaq të re. Kujtimi për ty do të jetë i përhershëm!
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më datë 19.02.2021 (e premte), me drekë në varrezat e fshatit Përlepnicë.
Ngushëllime familjes Rasimi!