Një burrë ka vdekur të premten, pasi që nga gushti i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar më herët pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.

