Ka ndërruar jetë kardiologu Reshat Emra në Spitalin e Pejës.
Siç thuhet në njoftimin e Spitalit, Emra ka vdekur nga një sulm në zemër derisa ishte kujdestar në vendin e punës, shkruan Gazeta Shneta.
“Njoftim mortor!
Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.
Pusho i qetë.” thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës. /Gazeta Shneta/