Një 59-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në Viti.
I njëjti ishte dërguar në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, ku dyshohej se e qëlloi veten me armë zjarri.
Por nga aty është konstatuar vdekja e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe nga hetimet e para dyshohet se viktima të ketë kryer vetëvrasje ku në vende ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan po punon në mënyrë intensive në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave dhe motivit të këtij rasti”, tha për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.