Radio Star në mëngjeska njoftuar për një aksident të rëndë në fshatin Uglar.
Tani mësohet se një femër shtetase e Shqipërisë ka vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje.
“Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në vetur ishin katër persona. Si pasojë e vetëaksidentit , me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan.Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit.Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrthanat e këti aksidenti të rëndë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.