Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, një grua nga Vitia ishte dërguar pa shenja jete në drejtim të QKUK-së.
Siç njofton policia në raportin e saj 24 orësh, rasti është duke u hetuar.
“Viti 03.11.2022 – 14:00. Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.