Një katër vjeçar ka vdekur sot pasi ka rënë në bunar në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.
Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:15, teksa tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, Emergjenca si dhe Zjarrfikësit.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ‘Natyra’ të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.